IDENTIFIKONI SISTEMIN TUAJ INCONTROL

IDENTIFIKONI SISTEMIN TUAJ INCONTROL

Duke ditur se cilin sistem InControl keni të vendosur në automjetin tuaj, do t’ju bëhet i mundur aktivizimi i shpejtë dhe i lehtë i shërbimeve tuaja me abonim duke përdorur kartën SIM të duhur. Për të identifikuar sistemin tuaj, mjafton të gjeni imazhin dhe përshkrimin më të përafërt më poshtë me ekranin kryesor në automjetin tuaj.

TOUCH PLUS

TOUCH PLUS

Ekran me prekje 7 ose 8 inç me butona anësorë. Ora është e vendosur në këndin e sipërm të ekranit me prekje (nëse duket). Funksionon me një kartë SIM të zakonshme vetëm për Wi-Fi.
TOUCH

TOUCH

Ekran me prekje 8 inç me butona në pjesën anësore dhe orë në pjesën e sipërme qendrore të ekranit me prekje. Funksionon me një kartë SIM të zakonshme vetëm për Wi-Fi.
TOUCH PRO

TOUCH PRO

Ekran me prekje 10 inç pa butona fizikë, lidhur me ekranin kryesor me prekje. Funksionon nëpërmjet një karte micro SIM për të gjitha shërbimet/veçoritë e lidhura.
TOUCH DUO

TOUCH DUO

Dy ekrane me prekje 10 inç pa butona fizikë, të lidhur me ekranin kryesor me prekje. Funksionon nëpërmjet një karte micro SIM për të gjitha shërbimet/veçoritë e lidhura.  

Ju lutemi, vini re: Në modelin Jaguar XJ, Touch Pro dhe Touch Pro Duo mund të vijnë me një ekran me prekje 8 ose 10 inç, me butona fizikë të vendosur poshtë ekranit

Nuk po gjeni sistemin tuaj? Kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për ndihmë të mëtejshme.

Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.