Njihuni me disqet dimërore origjinale dhe gomat e miratuara të Jaguar.
Testuar në kushte ekstreme në disa nga mjediset më të ftohta dhe të lagështa në botë, për të marrë statusin të Miratuara. Falë performancës së tyre në kushte aq të ashpra, udhëtimet tuaja gjatë dimrit bëhen lehtësisht të përballueshme.
Aftësia për të ndaluar shpejt dhe në mënyrë të kontrolluar është shumë më e rëndësishme gjatë motit të ftohtë dhe të lagësht. Gomat dimërore të miratuara të Jaguar janë vërtetuar se kanë një distancë ndalimi shumë më të shkurtër sesa gomat tona verore në kushte dimri, duke reduktuar distancën e frenimit me deri në 64% kur automjeti është në lëvizje me shpejtësi 60km/h në një rrugë me ngricë.*
Kështu, kur temperaturat të bien, ju do të mund ta drejtoni automjetin në mënyrë të sigurt.
Gomat dimërore të miratuara të Jaguar vijnë me dy shenja cilësie të miratuar të standardizuara, kontrolluara dhe miratuara nga autoritetet e BE-së, ikona “M+S” dhe “3-Peak Mountain Snow Flake/Floku i borës në malin me 3 kreshta”, duke përmbushur standardet e performancës në kushte moti të ashpra.
Bëni zgjedhjen e duhur të Disqeve dhe Gomave dimërore për automjetin tuaj në mënyrë të sigurt. Kontaktoni ekipin tonë sot.
*Rezultatet e testimit bazohen te krahasimi i gomave verore me ato dimërore të vendosura në F-PACE gjatë lëvizjes nëpër një sipërfaqe akulli të niveluar, me shpejtësi 60km/h.