††Shihni shifrat mbi WLTP-në.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të ngarkuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. CO2, shpenzimi ekonomik i karburantit, konsumi i energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari aktual dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.
±Shifrat e dhëna janë të përllogaritura sipas NEDC-së nga testet zyrtare të prodhuesit. Shifrat mund të ndryshojnë sipas mjedisit dhe stilit të drejtimit. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë.
Vetëm sistem transmisioni Automatik.
1Makina juaj është përgatitur për Apple CarPlay. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.apple.com/au/ios/feature-availability/#apple-carplay për më shumë informacion.
2Makina juaj është përgatitur për Android Auto. Shërbimet e ofruara nga Android Auto varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.android.com/auto/ për më shumë informacion.
3Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar i Jaguarit.
4Zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Përfshin 1 vit abonim i cili mund të rinovohet pas afatit fillestar.
5Asistenca për këndet e vdekura mund t’ju ndihmojë për parandalimin e përplasjeve. Nëse automjeti juaj zbulon një makinë tjetër në këndin e vdekur kur filloni të ndryshoni korsinë, korrigjimi shtesë i drejtimit të timonit ju nxit ta largoni automjetin tuaj nëse zbulohet një përplasje e mundshme.
Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që kanë kontrollin e plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.
Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të vendit të blerjes, modelit të motorit dhe transmisionit.
Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.
Funksionet, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi-t dhe InControl-it mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Jaguarit për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, i nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizualit në varësi të opsioneve të zgjedhura.
Apple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.
Android Auto është një markë tregtare e Google LLC.
App Store është një markë tregtare e Apple Inc.
Google Play Store është një markë tregtare e Google LLC.
Meridian është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. Trifield dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.