PËRDORIMI I VEÇORIVE TUAJA TË EMERGJENCËS DHE SIGURISË

PËRDORIMI I VEÇORIVE TUAJA TË EMERGJENCËS DHE SIGURISË

Prakticitet dhe siguri. Veçoritë e sigurisë në automjetin tuaj Jaguar janë një ndërthurje e përsosur e teknologjisë në kabinë dhe aplikacionit tuaj Remote të lidhur.

ASISTENCA NË RAST EMERGJENCASH DHE AJO RRUGORE

Ju lutemi, mbani parasysh se këto shërbime kërkojnë një llogari InControl1 aktive dhe abonim për Remote2 .

KRYERJA E NJË THIRRJEJE PËR ASISTENCË TË OPTIMIZUAR

KRYERJA E NJË THIRRJEJE PËR ASISTENCË TË OPTIMIZUAR

1. Në rastin e një defekti ose aksidenti, shtypni një herë kapakun e butonit të vendosur në anën e majtë të konsolës së sipërme.  


2. Shtypeni butonin për 2 sekonda për të kryer një thirrje drejt Jaguar Assistance (Asistenca nga Jaguar).3  


3. Thirrja do të jetë lidhur kur të dëgjoni një anëtar të ekipit të Jaguar Assistance. Vendndodhja e automjetit tuaj do t’i dërgohet automatikisht ekipit të Jaguar Assistance, që do t’ju dërgojnë asistencë rrugore ose do t’ju lidhin me Jaguar Accident Assistance (Asistenca nga Jaguar në rast aksidentesh), sipas nevojës.  


4. Mbylleni kapakun e butonit pas përdorimit.

KRYERJA E NJË THIRRJEJE SOS TË EMERGJENCËS

KRYERJA E NJË THIRRJEJE SOS TË EMERGJENCËS

1. Në rastin e një emergjence, shtypni një herë kapakun e butonit të vendosur në anën e djathtë të konsolës së sipërme.  


2. Shtypeni butonin për 2 sekonda për të kryer një thirrje emergjence.3  


3. Thirrja do të jetë lidhur kur të dëgjoni një anëtar të ekipit të reagimit në rast emergjencash. Vendndodhja e automjetit tuaj do t’i dërgohet automatikisht ekipit të reagimit në rast emergjencash.  


4. Mbylleni kapakun e butonit pas përdorimit.

VEÇORITË E SECURE TRACKER DHE SECURE TRACKER PRO

Ju lutemi, mbani parasysh se këto shërbime kërkojnë një llogari InControl dhe abonim për Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro.

NJOFTIMI PËR VJEDHJE

NJOFTIMI PËR VJEDHJE

Nëse për automjetin tuaj aktivizohet një njoftim automatik për vjedhje, ju do të merrni një Theft Alert (Njoftim për vjedhje) në aplikacionin Remote ose si mesazh në telefon. Për qëllime sigurie, të gjitha veçoritë në aplikacionin Remote do të çaktivizohen.   


Secure Tracker Pro shkon më tej, duke integruar teknologji vërtetimi në çelës. Ju do të njoftoheni nëse automjeti ndizet në mënyra të tjera që nuk përfshijnë çelësin e autorizuar. Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro janë të akredituar dhe certifikuar në tregje të caktuara. Kontaktoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar për informacione të mëtejshme.   


Ju lutemi, mbani parasysh se këto shërbime kërkojnë një llogari InControl dhe abonim për Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro.4

MODALITETI GUARDIAN (MBROJTËS)*

MODALITETI GUARDIAN (MBROJTËS)*

Duke ju njoftuar për çdo ndërveprim të paautorizuar me automjetin tuaj, Modaliteti Guardian (Mbrojtës) ju ofron qetësi mendore kudo ku ndodheni.  


Për ta aktivizuar Modalitetin Guardian (Mbrojtës) nëpërmjet aplikacionit tuaj Remote, mjafton të shtypni butonin Security (Siguria) në faqen kryesore dhe të shtypni opsionin për të zgjedhur Modalitetin Guardian (Mbrojtës) dhe ta aktivizoni. Nëse gjatë një periudhe kohore të zgjedhur aktivizohen alarme, ju do të njoftoheni drejtpërdrejt në telefonin tuaj.  


* Aktualisht i disponueshëm vetëm në tregje të caktuara

NJOFTIMI PËR VJEDHJE ME SECURE TRACKER DHE SECURE TRACKER PRO

Nëse për automjetin tuaj aktivizohet një njoftim automatik për vjedhje, ju do të merrni një Theft Alert (Njoftim për vjedhje) në aplikacionin Remote ose si mesazh në telefon. Për qëllime sigurie, të gjitha veçoritë në aplikacionin Remote do të çaktivizohen.   


Secure Tracker Pro shkon më tej, duke integruar teknologji vërtetimi në çelës. Ju do të njoftoheni nëse automjeti ndizet në mënyra të tjera që nuk përfshijnë çelësin e autorizuar. Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro janë të akredituar dhe certifikuar në tregje të caktuara. Kontaktoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar për informacione të mëtejshme  


Ju lutemi, mbani parasysh se këto shërbime kërkojnë një llogari InControl dhe abonim për Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro.4

NJOFTIMI PËR VJEDHJE ME SECURE TRACKER DHE SECURE TRACKER PRO

PËRPARA TRANSPORTIMIT OSE KRYERJES SË SERVISIT TË AUTOMJETIT TUAJ

MODALITETI TRANSPORT*

MODALITETI TRANSPORT*

Rimorkojeni ose transportojeni automjetin tuaj pa aktivizuar njoftimet për vjedhje. Duke e aktivizuar nga aplikacioni Remote ose faqja e internetit My Jaguar InControl, Modaliteti Transport do t’i çaktivizojë njoftimet automatike për vjedhje për 10 orë gjatë qëndrimit fikur të motorit.


Modaliteti Transport mund të paracaktohet për një periudhë kohore deri në 72 orë maksimumi.

MODALITETI SERVICE (SERVIS)*

MODALITETI SERVICE (SERVIS)*

Modaliteti Service (Servis) duhet të aktivizohet përpara se automjeti juaj të shkojë në servis, në mënyrë që të mos aktivizohet njoftimi për vjedhje. Modaliteti Service (Servis) mund të aktivizohet nga aplikacioni telefonik Remote ose faqja e internetit My Jaguar InControl. Pas aktivizimit, automjeti nuk do të dërgojë njoftime automatike për vjedhje për 10 orë.  


Modaliteti Service (Servis) mund të paracaktohet për një periudhë kohore deri në 72 orë maksimumi.

AKTIVIZONI LLOGARINË TUAJ INCONTROL

Për të përfituar nga shërbimet e lidhura dhe abonimet Jaguar, fillimisht do t’ju duhet të vendosni në punë sistemin tuaj të informacionit dhe argëtimit dhe të krijoni llogarinë tuaj InControl.
AKTIVIZONI LLOGARINË TUAJ INCONTROL

*Nëse automjeti juaj duhet të vendoset në Modalitetin Transport ose Modalitetin Service (Servis) për më shumë sesa 10 orë, ju lutemi të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve të Gjurmimit për të kërkuar ndihmë. 


1Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti celular, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Këtu mund të gjeni termat dhe kushtet e plota (lidhja drejt t dhe k globale/lokale për InControl)  


2Kërkohet llogari InControl. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.   


3Në varësi të lidhjes me rrjetin  


4Kërkohet abonim për InControl Remote, Secure Tracker ose Secure Tracker Pro dhe llogari InControl. Shërbimet Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro duhet të aktivizohen dhe automjeti duhet të jetë në zonë me mbulim rrjeti. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.  

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.   


Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.   


Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.