UDHËZUESI I AKTIVIZIMIT TË PIVI

UDHËZUESI I AKTIVIZIMIT TË PIVI

1. AKTIVIZONI LLOGARINË TUAJ INCONTROL

Për të përfituar nga shërbimet e lidhura dhe abonimet e automjetit tuaj Jaguar, nevojitet që, fillimisht, të aktivizoni llogarinë tuaj InControl dhe të regjistroni automjetin tuaj. Këta hapa mund t’i kryeni në faqen e internetit Jaguar InControl.


Shërbimet tuaja InControl do të aktivizohen vetëm pasi të keni krijuar llogarinë dhe të keni kryer të gjithë hapat e mëposhtëm.

2. VENDOSNI NË PUNË SISTEMIN TUAJ TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT

NDIQNI UDHËZUESIN E AKTIVIZIMIT
SIGUROHUNI QË SHËRBIMET E LIDHURA TË JENË AKTIVIZUAR

3. LIDHNI APLIKACIONET DHE PAJISJET TUAJA

LIDHNI APLIKACIONET TUAJA

LIDHNI APLIKACIONET TUAJA

Në listën e aplikacioneve të Pivi Pro, shtypni ikonën Connect Accounts (Lidhni llogaritë) dhe kërkoni për aplikacionin që dëshironi të lidhni. Ju mund të skanoni kodin QR me telefonin tuaj inteligjent ose të zgjidhni Email Me (Më dërgo email) për t’ju dërguar një lidhje me faqen e hyrjes në email-in tuaj.  


Pasi të jeni lidhur, mund ta përdorni menjëherë shërbimin në automjetin tuaj. Shërbimet e lidhura do të shfaqen si ikonë në listën e aplikacioneve, si burim media në aplikacionin e medias ose si kalendar aktiv në aplikacionin Agenda.

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

Për Apple CarPlay®3, sigurohuni që të keni versionin më të ri të iOS të instaluar dhe Siri ® të aktivizuar në iPhone tuaj. Për Android AutoTM 4, sigurohuni që të keni aplikacionin më të ri Android Auto dhe asistentin zanor të Google të aktivizuar në pajisjen tuaj Google. Lidheni pajisjen tuaj me panelin e ndërfaqes në hapësirën e ruajtjes së konsolës qendrore duke përdorur një kabllo USB-je të certifikuar.

4. MBAJTJA E SISTEMIT TUAJ TË INFORMACIONIT DHE SIGURISË TË PËRDITËSUAR

PËRDITËSIMET E SOFTUERIT

PËRDITËSIMET E SOFTUERIT

Duke përdorur lidhjen e integruar të të dhënave në automjetin tuaj Jaguar, mund t’i shkarkoni softuerët më të fundit pa kosto shtesë. Përditësimet mund të planifikohen deri në dy javë përpara, për t’u kryer kur të jetë më praktike për ju.
PËRDITËSIMET E HARTËS

PËRDITËSIMET E HARTËS

Nëse keni një abonim të vlefshëm për Connected Navigation, hartat do të shkarkohen dhe përditësohen automatikisht. Nëse nevojitet që përditësimi të kryhet manualisht, ju lutemi, klikoni te lidhja më poshtë.

5. PPSH

SI T’I PËRDITËSOJ HARTAT E SISTEMIT TË NAVIGACIONIT?

Për sa kohë që keni një abonim aktiv për Connected Navigation1, hartat do të përditësohen automatikisht. Abonimi për Connected Navigation vjen zakonisht i përfshirë për periudhën fillestare të garancisë, ndërsa rinovimi i abonimit mundëson përditësime automatike të hartave në vazhdimësi.

SA PAJISJE BLUETOOTH MUND TË LIDHEN OSE NJIHEN?

Mund të njihen deri në 10 pajisje Bluetooth, ku dy prej tyre mund të lidhen njëkohësisht, si telefonat ose pajisjet e medias. Pajisja e parë e njohur me Pivi/Pivi Pro1 do të caktohet si pajisja juaj parësore. Ju mund ta ndryshoni këtë radhë te cilësimet, duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All (Të gjitha) > Connectivity (Lidhja) > Bluetooth > dhe klikoni mbi pajisjen që dëshironi të ndryshoni.

SI T’I RINOVOJ SHËRBIMET INCONTROL?

Kur shërbimet tuaja InControl të përfundojnë, ju do të merrni një lidhje në email për të kryer rinovimin e shërbimeve InControl. Nëse nuk e keni marrë këtë email apo nëse lidhja ka skaduar, ju lutemi të vizitoni My Jaguar InControl.

SI T’I HEQ TË DHËNAT PERSONALE?

Përpara shitjes së automjetit tuaj, duhet të fshini të dhënat e automjetit nga llogaria juaj InControl. Hyni në portalin InControl, zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në anën e djathtë dhe zgjidhni menunë Remove Vehicle (Hiqni automjetin). Klikoni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) për të hequr të gjitha të dhënat e automjetit nga llogaria juaj InControl. Do t’ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin e llogarisë suaj InControl. Në Pivi / Pivi Pro1, shkoni te Settings (Cilësimet) > All (Të gjitha) > Profile Settings (Cilësimet e profileve) për të zgjedhur profilin që doni të fshini. Nëse së fundmi keni blerë një automjet të përdorur, ju lutemi të kontaktoni Shitësin e autorizuar.

A DUHET TË SIGUROJ NJË KARTË SIM ME INTERNET CELULAR?

Jo, automjeti juaj vjen i pajisur me një kartë SIM, që mundëson përdorimin e:  


1. Connected Navigation (Navigacioni i lidhur)1 dhe veçoritë/shërbimet përkatëse të lidhura

2. Wi-Fi Hotspot5

3. Paketa Online2 me veçoritë/shërbimet përkatëse  


Këto shërbime kërkojnë një abonim të vlefshëm dhe aktiv. Interneti celular është i përfshirë në abonim, ndaj nuk nevojiten kontrata apo karta SIM të tjera për kohëzgjatjen e abonimit.

SI TË ZGJEDH PAMJE HARTE TË NDRYSHME NË EKRANIN E INSTRUMENTEVE VIRTUALE?

Për të ndryshuar organizimin e Ekranit interaktiv të drejtuesit, mjafton të shkoni te cilësimet nëpërmjet timonit. Gjithashtu, mund të ekzistojnë edhe preferenca shtesë për Ekranin e drejtuesit në varësi të automjetit. Ato mund të aksesohen nëpërmjet Pivi Pro Settings (Cilësimet e Pivi Pro) kryesore > Navigation (Navigacioni) > Driver Display (Ekrani i drejtuesit).

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.  


Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.  


Funksionet, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi-t dhe InControl-it mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar të Jaguar për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.  


Apple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.  


Android Auto është një markë tregtare e Google LLC.  


1Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar i Jaguar.

2Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Abonim standard 1-vjeçar, i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar i Jaguar.

3Makina juaj është përgatitur për Apple CarPlay. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.apple.com/uk/ios/feature-availability/#apple-carplay për më shumë informacion.

4Makina juaj është përgatitur për Android Auto. Shërbimet e ofruara nga Android Auto varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.android.com/auto/ për më shumë informacion.

5Remote përmban shërbime abonimi që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i autorizuar i Jaguar. Aplikacioni Remote do të duhet të shkarkohet nga Apple App Store/Google Play Store.

6Zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Pasi të përdoren 20 GB internet celular brenda një muaji, shpejtësia dhe funksionaliteti i internetit në automjet mund të reduktohen për pjesën tjetër të muajit.