PËRDITËSONI SISTEMIN TUAJ TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT TOUCH PRO

PËRDITËSONI SISTEMIN TUAJ TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT TOUCH PRO

Përditësimi i softuerit në automjetin tuaj Jaguar ju ofron akses te veçoritë dhe shërbimet më të reja të sistemit tuaj të informacionit dhe argëtimit.1

SI T’I AKTIVIZONI PËRDITËSIMET E SOFTUERIT PA TEL

1. LIDHUNI

1. LIDHUNI

Shtypni ikonën Settings (Cilësimet) në ekranin tuaj me prekje dhe zgjidhni All Settings (Të gjitha cilësimet). Shkoni te menuja Connectivity (Lidhja) dhe aktivizoni internetin celular duke shtypur On (Aktiv), ose aktivizoni Wi-Fi në automjetin tuaj.
2. AKTIVIZIMI

2. AKTIVIZIMI

Shkoni tek All Settings (Të gjitha cilësimet) dhe zgjidhni Software update (Përditësimi i softuerit). Kjo menu ju mundëson të aktivizoni përditësimet e softuerit. Nëse janë jo aktive, mjafton të shtypni butonin e ndezjes/fikjes për On (Aktiv) për t’i aktivizuar.
3. PRANONI

3. PRANONI

Kjo veçori u nënshtrohet termave dhe kushteve. Nëse i keni lexuar dhe pranuar këto terma dhe kushte, zgjidhni Agree (Dakord) në mesazhin e shfaqur për të aktivizuar përditësimet e softuerit.

SI T’I INSTALONI PËRDITËSIMET MË TË FUNDIT

1. FILLONI PËRDITËSIMIN

1. FILLONI PËRDITËSIMIN

Shkoni te Settings (Cilësimet) > All Settings (Të gjitha cilësimet) > Software update (Përditësimi i softuerit) dhe shtypni Check for update (Kontrollo për përditësim). Nëse ka përditësim të disponueshëm, në ekran do t’ju shfaqet një mesazh me tri opsione: Install now (Instalo tani), Remind me later (Ma rikujto) ose Skip update (Mos përditëso).
2. INSTALIMI

2. INSTALIMI

Përditësimi do të fillojë pasi të keni shtypur Install now (Instalo tani) dhe të keni rënë dakord me Termat dhe Kushtet. Ju mund ta përdorni automjetin tuaj si zakonisht gjatë përditësimit të sistemit InControl Touch Pro.
3. PËRFUNDUAR

3. PËRFUNDUAR

Ju do të njoftoheni në ekranin me prekje pasi përditësimi të jetë përfunduar me sukses. Tashmë, automjeti juaj është përditësuar në versionin më të ri të softuerit.

SHËNIMET E PËRDITËSIMIT TË SOFTUERIT

Ju mund të gjeni informacione të mëtejshme në përmbajtjen e secilit shënim softueri nëpërmjet lidhjeve vijuese.


KENI PYETJE RRETH SISTEMIT TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT NË JAGUARIN TUAJ?

PPSH-të tona mund ta kenë përgjigjen tashmë.

Disa automjete nuk mund të përditësohen nëpërmjet OTA-së.  


1Përditësimi mbetet në varësi të miratimit të pronarit/drejtuesit. Kërkohet lidhje me rrjetin.